Mëso si të rritesh në Instagram dhe Facebook me kurset tona profesionale. Mëso më shumë!

3 Instagram hacks për vitin 2026

Si ta rritesh reach-in me shpejt ne Instagram

Algoritmi i Instagramit po evoluon vazhdimisht dhe ne vitin 2026 fokusi i tij do te jete edhe me i madh tek relevanca e permbajtjes, konteksti dhe sjellja reale e perdoruesve, jo tek metodat e vjetra qe nuk japin me rezultate.

Nese deshiron te rritesh me shpejt, te arrish audience te re dhe te kesh me shume angazhim, duhet te pershtatesh me menyren e re se si Instagrami kupton dhe shperndan permbajtjen. Ama, jemi duke folur per audience qe ty te duhet.

Hashtags do ju çoroditin algoritmin e audiences suaj.

Hashtags nuk funksionojne me sic funksiononin me pare.
CEO i Instagramit e ka deklaruar publikisht para pak kohesh se:

Hashtags nuk e rrisin si dikur reach-in ne Instagram.

Kjo do te thote se mbeshtetja vetem tek hashtags nuk eshte me strategji efektive per rritje. Sugjerimi im eshte te perdorni maksimumi 3 por jo hashtags shume virale p.sh (#fyp ; #viral etj ) perdorni dicka qe ka lidhje me ju dhe ne shqip jo ne gjuhen angleze.

3 Instagram hacks qe funksionojne per rritje ne 2026

1. Perdorimi i Alt Text per te ndihmuar algoritmin

Nese po poston nje foto nga puna jote (p.sh. bloger ushqimi, dyqan rrobash, sherbime etj.):

  • Kur po hedh postimin, shko tek Advanced Settings

  • Ne fund fare kliko Write Alt Text

  • Pershkruaj foton sa me qarte dhe detajuar

  • Perdorni keyword-et kryesore qe lidhen me permbajtjen tende

Shembuj:

  • Bloger ushqimi: perdor fjale kyce qe terheqin dashamires te ushqimit

  • Dyqan rrobash: pershkruaj veshjet, materialin, stilin dhe kategorine e klienteve

Alt Text ndihmon Instagramin te kuptoje sakte per cfare eshte postimi yt dhe kujt duhet t’ia shfaqe.

Shënim: Nëse do të dish gjithçka nga Meta, kliko këtu.

2. Caption-i si SEO (hack qe shumica nuk e perdor)

Ky eshte nje nga hacks me te nen-vleresuara ne Instagram.

Koncepti eshte i njejte si Alt Text, por perdoret tek caption-i.

  • Shkruaj caption me fjale kyce relevante

  • Perdorni fjale qe lidhen direkt me postimin

  • Mendo se cfare do te kerkonte nje klient potencial

  • Shkruaj pa “ë” por me “e”, jane te rralle Shqiptaret qe shkruajne dhe kerkojne dicka me ë. 🙂

Sa me i pasur dhe relevant te jete pershkrimi , aq me shume gjasa ka Instagrami ta shfaqe postimin tek:

  • audience e re

  • njerez qe kane interes real per ate teme

Shënim: Nëse do të kuptosh sesi funksionon Instagrami dhe Facebook, kliko këtu.

3. Add Topics per Reels do te sjelle rritje views dhe engagement

Per te fituar followers te rinj dhe profile visits:

  • Para se te postosh nje Reel

  • Zbrit poshte tek opsionet ku ndodhet Tag people etj…

  • Shko tek Add Topics

  • Zgjidh 3 temat me te mira qe pershkruajne videon tende

Ky opsion ndihmon Instagramin ta kategorizoje sakte permbajtjen dhe mund ta ndryshoje ndjeshem:

  • numrin e shikimeve

  • angazhimin

  • arritjen tek nje audience e re

Shënim: Nëse do të rritesh shitjet e biznesit tend, kliko këtu.

Shenim i rendesishem per perdoruesit ne Shqiperi

Nga keto tre teknika, aktualisht ne Shqiperi funksionon vetem pika numer 2, pra perdorimi i caption-it me keyword relevante.

Pika numer 1 (Alt Text i avancuar) dhe pika numer 3 (Add Topics per Reels) ende nuk kane ardhur si update per shumicen e llogarive ne Shqiperi. Keto funksione jane aktualisht aktive vetem per nje pakice te vogel llogarish, si pjese e testimeve qe Instagram ben ne tregje te ndryshme.

Me kalimin e kohes, keto opsione do te shfaqen gradualisht edhe per llogarite ne Shqiperi dhe do te behen pjese e perdorimit te perditeshem.

Uroj sa me shpejt 🙂

Me ndiq në Instagram per me shume informacione lidhur me platformen Meta (Instagram, Facebook etj)

✍️  Krenar Myrteza
Senior Meta Ads & Security Specialist

You May Also Like

Rregullimi i shitjeve online: mes formalizimit dhe realitetit shqiptar. Sipas vendimeve të fundit për veprimtarinë tregtare online (ato që lexoni...
  • January 6, 2026
Prej më shumë se 7 vitesh merrem me E-commerce dhe bashkëpunoj me kompani që përpunojnë nga 1 deri në 1,000...
  • October 28, 2025
Në këtë shkrim, eksplorojmë se si shqyrtohen reklamat, pse ato shpesh refuzohen dhe si të siguroheni që reklamat tuaja përputhen...
  • October 14, 2025