Instagram i mbyllur ? Ja cfare po ndodh realisht me Meta (nga pervoja ime personale)
Instagram i mbyllur ne Shqiperi? Nga pervoja ime si person qe merrem dhe me rikthimin e faqeve te Meta ( Instagram; Facebook), po shpjegoj pse Meta po mbyll faqe biznesi dhe cfare duhet te bejne bizneset per tu mbrojtur.
Ne muajt e fundit kam marre dhjetera mesazhe nga biznese shqiptare qe me pyesin te njejten gje:
“Pse na u mbyll Instagrami pa asnje “arsye”? ”
Dhe e verteta eshte kjo: nuk jeni vetem ju.
Mbyllja e llogarive Instagram nga Meta ne Shqiperi eshte bere gjithnje e me e shpesht, edhe per faqe reale, aktive dhe te ligjshme.
Po flas jo nga teoria, por nga pervoja direkte, si individ qe administron faqe brandesh, distributoresh dhe biznesesh reale.
Si funksionon ne te vertete mbyllja e nje Instagrami nga Meta
Meta nuk i kontrollon te gjitha rastet me njerez reale.
Pjesa me e madhe e vendimeve merren nga sisteme automatike (AI + algoritme), perfshire edhe Instagram.
Keto sisteme:
-
analizojne strukturen e faqes
-
lidhjen me Business Manager
-
perdorimin e emrit te markes
-
historikun e aktivitetit
Dhe po, gabojne. Shpesh.
Keto gabime quhen false positive, pra kur nje faqe legjitime mbyllet gabimisht.
Arsyet qe shoh me shpesh pse mbyllen Instagramet ne Shqiperi
Nga rastet reale qe kam trajtuar, ja cfare ndodh me shpesh:
1. Probleme me marken (Trademark)
Kjo eshte arsyeja numer 1.
-
emri i markes ne username
- postime me produkte te brand-eve
-
logo zyrtare e brandeve
-
faqe rishitesi qe duken “si faqe zyrtare”
Edhe kur je distributor i autorizuar, sistemi i Meta-s nuk e di kete automatikisht, nese struktura nuk eshte perfekte.
2. Business Manager
Shume biznese nuk e kuptojne qe:
Instagrami nuk mbyllet vetem per content, por edhe per strukture teknike.
Probleme te ndryshme:
-
Business Manager i pa verifikuar
-
shume admin pa kontroll
-
mungese dokumentesh biznesi
Keto jane “flamuj te kuq” per algoritmin dhe sistemin.
3. Aktivitet i dyshimte pa e kuptuar vete
Kam pare faqe qe mbyllen per:
-
login nga pajisje te ndryshme
-
perdorim VPN
-
ndryshime te shpeshta adminesh
-
histori me ad account te bllokuara
Shumica e administratoreve/pronareve/menaxhereve thone te njejten fraze, “s’kemi bere asgje”, por ne te vertet Meta/ algoritmi/ sistemi (quajeni si te deshironi) sheh risk.
4. Content qe keqinterpretohet
Edhe permbajtja normale mund:
-
te raportohet masivisht
-
te keqinterpretohet
-
te bjeri ndesh me politika te paqarta
Dhe vendimi vjen pa paralajmerim (rralle here).
Problemi me i madh: mungesa e transparences nga ana e Meta.
Ajo qe me shqeteson me shume eshte kjo:
-
nuk vjen njoftim i qarte
-
nuk jepet arsye konkrete
-
supporti shpesh jep pergjigje automatike
-
proceset zgjasin jave apo muaj
Kam pare raste ku:
-
faqja hapet pas apelimit manual
-
mbyllet serish pas pak ditesh
-
ose mbetet pezull pa afat
Kjo eshte jashtzakonisht stresuese per bizneset.
Cfare u them gjithmone bizneseve: parandalimi eshte celesi
Nese Instagrami eshte i rendesishem per biznesin tend, mos improvizo.
Duhet patjeter:
-
Business Manager i verifikuar
-
dokumente biznesi gati
-
role admin te pastra
-
email domain zyrtar (edhe nese nuk keni web te pakten merrni nje domain dhe hapni e-mail biznesi)
-
bio e qarte (rishites / distributor)
-
arkiv kontratash
-
sponsorime sipas rregullave
Shumica e problemeve parandalohen, nese struktura eshte e sakte dhe ju i permbaheni termave dhe kushteve
A mund te hapet nje Instagram i mbyllur?
Po.
Por jo gjithmone dhe ne shumicen e rasteve jo automatikisht.
Rihapja kerkon:
-
analize te sakte te rastit
-
apelim korrekt
-
dokumentim real
-
dhe shpesh eskalim manual
Cdo rast eshte unik, edhe nese behet fjale per “marka” ka shume ndryshime nje ceshtje nga nje tjeter.
Duhet te kuptoni qe:
Mbylljet e Instagram-eve ne Shqiperi nuk jane rastesi dhe nuk do te ndalen. Kontrolli i Meta-s po behet gjithnje e me agresiv dhe i automatizuar.
Diferencen nuk e ben fati.
E ben:
-
struktura
-
dokumentimi
-
dhe reagimi profesional
Ne nje sistem qe gabon, pergatitja eshte mbrojtja me e mire.
Si te hapesh nje Instagram qe eshte mbyllur (Disabled Account)

Mbyllja e nje llogarie ne Instagram eshte nje problem i shpeshte per biznese, krijues permbajtjeje (creator) dhe marka personale. Ne shumicen e rasteve, Instagram mbyll llogari per shkelje te rregullave, raportime masive ose aktivitet te dyshimte, por ka edhe raste kur mbyllja ndodh per gabime te sistemit.
Hapi i pare qe duhet te besh eshte te kontrollosh nese Instagram te jep opsionin per appeal. Ky proces behet direkt nga aplikacioni duke ndjekur udhezimet ne ekran. Ne disa raste, platforma mund te kerkoje dokument identifikimi ose prova qe je pronari i llogarise.
Nese nuk shfaqet opsioni appeal, atehere duhet te pritet nje rivleresim automatik ose te tentohet kontakt permes Meta Support, kryesisht per llogari Business. Duhet shmangur dergimi i shume ankesave njekohesisht ose hapja e llogarive te reja me te njejtat te dhena. E mira eshte qe Instagrami te jete i lidhur me Business Portofolio (Menaxher Biznesi) dhe ti te kontaktosh me supportin nepermjet Supportit nga Facebook personal per llogarine qe te eshte mbyllur e cila duhet te jete e lidhur me Menaxherin qe siper permenda.
E rendesishme eshte te dihet se jo cdo Instagram mund te hapet. Megjithate, ne shume raste mbyllja eshte gabim sistemi dhe ka shanse reale per rihapje nese ndiqen hapat e duhur.
Perfundim: rihapja e nje Instagrami eshte proces verifikimi, jo zgjidhje e menjehershme. Ne rast se eshte mbyllur si pasoje e markave (direkt nga studio ligjore) ath nuk mban pergjegjesi Meta dhe ti duhet te kontaktosh direkt me ate qe ka bere report nepermjet E-mail dhe nr. te ceshtjes qe ka ardhur tek E-mail yt. Nese eshte mbyllur nga Meta atehere ti mund te kontaktosh me Meta.
Nese faqja jote eshte mbyllur, kufizuar ose je i pasigurt per strukturen e saj, e di shume mire sa stresuese eshte kjo situate.
Te sugjeroj te me shkruash per nje konsulence sebashku dhe ti shikojme faqet nese kane nevoje per strukturim apo jane okay.
Me ndiq në Instagram per me shume informacione lidhur me platformen Meta (Instagram, Facebook etj)
✍️ Krenar Myrteza
Senior Meta Ads & Security Specialist
+355 67 47 18 810