Konsulence profesionale per bizneset online ne platformen Meta (Instagram; Facebook)
Jam Krenar Myrteza, me mbi 8 vite eksperience ne sektorin e shitjeve online, marketingut digjital dhe sigurise ne rrjetet sociale.
Gjate ketyre viteve kam bashkepunuar dhe vazhdoj te bashkepunoj ne menyre aktive me kompani dhe brande te ndryshme, duke ndihmuar biznese te vogla, te mesme dhe te medha te ndertojne prezencen e tyre online, te strukturojne sakte reklamat dhe te rrisin shitjet ne menyre te qendrueshme.
Kam punuar me biznese qe i kam ngritur nga 0 shitje online ne mbi 200 porosi ne dite, duke krijuar sisteme funksionale qe perfshijne reklamat, menaxhimin e mesazheve dhe mbylljen e shitjeve, deri tek siguria dhe perputhshmeria me rregullat e Meta. Ne shume raste, bashkepunimi vazhdon edhe pas fazes se rritjes, me fokus optimizimin dhe stabilitetin afatgjate.
Deshiroj qe eksperiencen time ta shfrytezoj per t’ju ardhur ne ndihme edhe bizneseve te tjera qe duan te rriten ne menyre te strukturuar dhe te sigurt online.
Fokusi im nuk eshte teoria, por analiza reale e situates se biznesit, identifikimi i problemeve dhe dhenia e zgjidhjeve konkrete qe sjellin rezultate.
Konsulenca qe ofroj eshte praktike, e personalizuar dhe e orientuar drejt performance, shitjes dhe sigurise afatgjate te llogarive. Ajo fokusohet ne analizen e nevojave konkrete te biznesit, bazuar ne ate qe klienti deshiron te trajtoje gjate takimit.
Brenda 1–2 ore konsulence, mund te analizohen nje ose disa nga ceshtjet e meposhtme, ne varesi te prioriteteve te klientit:
-
Si kane ecur sponsorat dhe nese buxheti po perdoret sic duhet
-
Nese faqja eshte ne nivelin e duhur per rritje dhe shitje
-
Cfare hapash duhen ndermarre per rritje dhe konvertime
-
Si te rriten shitjet nga reklamat ose organikisht
-
Nese ka probleme sigurie ose rreziqe mbylljeje
-
Gjendja e faqes ne raport me rregullat dhe politikat e Meta
-
Nese struktura e faqes dhe Business Manager eshte e sakte
-
Cdo ceshtje tjeter qe klienti deshiron te trajtoje lidhur me biznesin e tij
Konsulenca eshte fleksibel dhe e personalizuar, e orientuar drejt zgjidhjeve reale dhe jo nje audit i gjate ose standard.
-
Kohezgjatja: 1–2 ore
-
Formati: fizikisht prane zyres sime ne Tirane
Shenim:
Ne momentin qe kryhet pagesa, do te kontaktoheni ne numrin e celularit qe regjistroni ne platforme, nepermjet WhatsApp, per te lene orarin e takimit dhe per te percaktuar paraprakisht cfare materialesh apo aksesesh nevojiten, ne menyre qe konsulenca te shfrytezohet ne menyren me efikase te mundshme.
Per cdo paqartesi, mund te me kontaktoni direkt ne WhatsApp:
+355 67 471 8810
Krenar Myrteza eshte Meta Ads & Security Expert, me mbi 8 vite eksperience ne industrine e shitjeve online dhe marketingut digjital.
Ai punon me kompani te medha ne Shqiperi, duke ndertuar, audituar dhe optimizuar sisteme profesionale reklamimi ne Facebook dhe Instagram, me fokus ne performance, strukture dhe siguri afatgjate.
Krenari eshte i specializuar ne:
• Meta Ads dhe strukturen e fushatave
• Auditimin e sistemeve te biznesve qe shesin online
• Sigurine e aseteve digjitale dhe mbrojtjen e akseseve
• Parandalimin e bllokimeve/humbjes se llogarive dhe rikthimin e tyre
Gjithashtu, ai auditon agjensi marketingu dhe departamente marketingu ne kompani te ndryshme, duke identifikuar gabime kritike, rreziqe sigurie dhe humbje te panevojshme ne buxhetet e reklamimit.
Trajnimet e tij jane ndertuar mbi eksperience reale ne treg, raste konkrete dhe zgjidhje praktike, me qellim qe pjesemarresit te mos mesojne thjesht teori, por te fitojne kontroll, siguri dhe profesionalizem ne perdorimin e platformave Meta. Te gjitha te pershtatura per tregun Shqiptar
Misioni i tij eshte te ndihmoje biznese dhe individe te punojne ne menyre te sigurt, te strukturuar dhe afatgjate ne ekosistemin Meta.