| “Nuk mund te mesosh Letersine e Avancuar pa ditur me pare Abetaren.” |
Marketingu eshte nje nga ato profesione qe vitet e fundit eshte bere gjithnje e me i gjere, por ne te njejten kohe edhe me i keqkuptuar.
Shpesh degjoj: “Jam marketer/e, kam menaxhuar rrjetet sociale.” Sigurisht qe Social Media eshte pjese e marketingut. Por marketingu, te pakten nga menyra sesi une e kam njohur, studiuar dhe perjetuar gjate ketyre viteve, eshte shume me teper se kaq.
Ndoshta kjo bindje vjen edhe nga menyra sesi kam zgjedhur te ndertoj rrugen time. Nuk kam pasur nje karriere ku kam kerkuar me patjeter qe pozicioni i radhes te tingellonte me bukur se ai i meparshmi. Madje kam bere edhe levizje qe, po t’i shohesh vetem ne CV, mund te duken si hapa pas.
Arsyeja ka qene e thjeshte: doja te mesoja. Kam pasur gjithmone nje lloj fiksimi me idene se:
Nuk mund te mesosh “Letersine e Avancuar” pa ditur me pare “Abetaren”.
Dhe une kam dashur ta mesoj Abetaren.
Ne fakt, gjithcka kishte nisur me heret
Paralelisht me punen, kam pasur nje eksperience qe ne ate kohe nuk e shihja domosdoshmerisht si pjese te formimit tim profesional. Gjate gjimnazit u zgjodha President i Senatit te Nxenesve ne nje prej gjimnazeve me te mira, ku drejtova nje strukture me 54 nxenes, perfaqesues te senateve te klasave. Per moshen qe kisha, ishte nje pergjegjesi goxha e madhe. Kishte njerez qe duhej t’i organizoje, mendime te ndryshme qe duhej t’i bashkoje dhe ide qe duhej t’i ktheje ne aktivitete reale. Gjate asaj kohe krijuam klube, organizuam aktivitete te ndryshme dhe ndermora organizimin e eventeve qe kishin edhe kosto financiare goxha te larta per moshen qe kisha.
Aty kam mesuar shume heret cfare do te thote te marresh persiper nje risk.
Kur organizon nje event me nje buxhet te konsiderueshem, nuk mjafton te kesh nje ide te bukur. Duhet te mendosh sa njerez do te vijne, sa do te kushtoje, si do te organizohet, kush do te merret me secilen pjese dhe cfare ndodh nese gjerat nuk shkojne sic i ke planifikuar. Sot mund t’i quaj menaxhim, leadership, organizim, komunikim apo edhe event management. Atehere nuk i mendoja me keto terma. Thjesht doja te beja gjera.
Dhe mendoj se aty kam marre shijen e pare te drejtimit te nje grupi, organizimit te njerezve dhe marrjes se pergjegjesise per nje rezultat.
Kontakti i pare me klientin
Gjate kohes qe isha ne gjimnaz paralelisht dhe punoja dhe isha ne stervitje (kampion kombetar ne 400m/p)
E kam nisur shume i ri si promotor ne nje kompani telekomunikacioni.
Dhe kjo ishte nje shkolle me vete. Duhej t’i afroheshe nje personi qe ndoshta nuk kishte fare interes te fliste me ty, t’i merrje vemendjen dhe brenda pak sekondash t’i shpjegoje pse oferta qe kishe mund t’i interesonte. Aty fillova te kuptoja klientin real. Jo personazhin qe pershkruajme ne nje prezantim marketingu, por njeriun qe ke perballe. Njeriun qe te thote jo. Ate qe ka pyetje. Ate qe dyshon. Ate qe duhet ta degjosh para se t’i shesesh dicka madje dhe ate qe te kercenon dhe bertet.
Me pas kalova supervizor dhe operator. Fillova te njihja edhe pjesen e organizimit te punes, objektivat, komunikimin me ekipin dhe pergjegjesine qe vjen kur rezultati nuk varet me vetem nga puna jote.
Studimet dhe eksperimentet e para ne digital
Gjate studimeve per Administrim Biznesi, profil Marketing, fillova te merresha gjithnje e me seriozisht me boten digjitale. rijova dy platforma, njeren ne fushen e punesimit dhe tjetren ne turizem. Paralelisht ofroja edhe sherbime digjitale. Ishte nje periudhe ku po mesoja shume, po eksperimentoja dhe isha ne nje pozicion relativisht te mire. Por kisha nje problem. Doja te kuptoja shitjen. Mund te mesoja marketing, mund te krijoja platforma dhe te merresha me digital, por doja te dija cfare ndodhte ne momentin kur nje njeri duhej te nxirrte leket nga xhepi dhe te blinte.
Pse kalova shites per 23,000 ALL
Keshtu qe mora nje vendim qe ndoshta per dike nuk kishte shume logjike. Kalova te punoja shites ne nje kompani me nje page rreth 23,000 ALL. Nuk shkova per rrogen. Shkova sepse doja te mesoja te shisja. Doja te shihja nga afer pse nje klient blinte dhe nje tjeter jo. Si negociohej. Si trajtohej nje kundershtim. Si fitohej besimi dhe si kuptohej cfare kerkonte vertet klienti. Dhe realiteti ishte qe nuk beja vetem shitesin. Beja edhe “hamallin”. Shkarkoja kamiona, sistemoja mallra dhe beja pune qe nuk kishin asnje lidhje me imazhin romantik qe mund te krijojme sot per nje “karriere”. Por aty kisha nje menaxher nga i cili kam “vjedhur” profesionalisht shume. E vezhgoja si komunikonte, si negocionte, si menaxhonte njerezit, si zgjidhte problemet dhe si merrte vendime. Ndoshta ai as nuk e ka ditur sa shume po mesoja prej tij. Shume nga ato gjera me kane vlejtur me vone dhe vazhdojne te me vlejne edhe sot.
Pastaj doja te kuptoja cfare ndodhte pas shitjes
Pasi punova ne shitje, kurioziteti kaloi diku tjeter.
Ok, klienti bleu. Po tani?
Doja te kuptoja porosite online. Doja te kuptoja logjistiken, sistemet, magazinen, shperndarjen dhe cfare ndodhte nga momenti kur behej nje porosi deri kur produkti arrinte tek klienti. Keshtu perfundova duke punuar korrier ne nje kompani postare. Edhe ky, po ta shohesh vetem si pozicion, mund te konsiderohej hap pas. Une nuk e kam pare asnjehere keshtu. Aty kuptova dicka qe me ka vlejtur shume me vone ne marketing: puna jone nuk perfundon kur realizohet shitja. Mund te kesh bere reklamen perfekte. Mund te kesh gjeneruar porosine me nje kosto fantastike. Por nese produkti vonohet, vjen gabim, sherbimi eshte i keq apo askush nuk i pergjigjet klientit, atij nuk i intereson se cili departament gaboi. Per klientin gaboi kompania. Gaboi marka. Dhe ne fund, eksperienca qe klienti ka me marken eshte pjese e marketingut, edhe kur problemi teknikisht ka ndodhur jashte departamentit te marketingut.
Nuk kam ndjekur gjithmone pozicionin
Nese do ta vizatoja karrieren time ne nje vije, ajo nuk do te shkonte gjithmone lart. Dhe jam shume ne rregull me kete. Sepse nuk kam qene i fiksuar qe pas cdo pune te kisha nje titull me te madh. Kam qene i fiksuar qe pas cdo eksperience te dija dicka qe nuk e dija me pare. Doja te njihja klientin. Doja te njihja shitjen. Doja te njihja logjistiken. Doja te kuptoja sistemet. Doja te kuptoja menaxhimin. Dhe ne nje moment, te gjitha keto filluan te lidheshin me njera-tjetren. Sepse eshte e veshtire te besh marketing per nje biznes qe nuk e kupton.
Kur marketingu u be fokusi im kryesor
Me pas vendosa te fokusohesha teresisht tek marketingu.
Kam ndjekur pafund trajnime, kurse dhe materiale per marketingun tradicional dhe ate digjital. Kam studiuar strategji, branding, performance marketing, media buying, consumer behaviour, social media, advertising, PR, analitike dhe fusha te tjera qe lidhen me profesionin.
Dhe sa me shume mesoja, aq me pak me pelqente ideja e te thenit: “Une e di marketingun.”
Sepse fillon dhe kupton sa e madhe eshte fusha.
- Mund te jesh shume i mire ne Meta Ads dhe kjo nuk do te thote se je brand strategist.
- Mund te jesh shume i mire ne Social Media dhe kjo nuk do te thote se di research.
- Mund te jesh shume i mire ne PR dhe te mos dish pothuajse asgje per performance marketing.
Dhe nuk ka asgje te keqe ketu.
Problemi fillon kur nje pjese te marketingut e quajme i gjithe marketingu.
Pastaj erdhi drejtimi i marketingut
Ne nje moment erdhi edhe sfida qe doja ta provoja prej kohesh: drejtimi i nje departamenti marketingu. (nje nga kompanite me te medha ne Shqiperi)
Mendoja se dija shume. Pastaj u ula ne karrigen e drejtuesit dhe kuptova se kisha perseri nje “Abetare” te re per te mesuar. Sepse te punosh ne marketing dhe te drejtosh marketingun nuk jane e njejta gje, sidomos ne nje kompani ku je pjese e nje Bordi Drejtues me profesioniste te fushave te ndryshme, ku argumentet/prezantimet/rezultatet duhet te jene perfekte qe te mos kesh probleme. Nuk mendon me vetem per reklamen. Ke buxhetin; ekipin; strategjine; objektivat; shitjet indirekte; mediat; PR-in; menaxhmentin; departamentet e tjera; afatet; gabimet; rezultatet. Dhe ke pergjegjesine. Nuk mjafton te thuash se fushata ishte kreative. Ne fund dikush do te pyese se cfare solli ajo per biznesin. Duhet gjithashtu te mesosh te pranosh kur ke gabuar. Ka ide qe duken fantastike ne tavoline dhe deshtojne kur dalin ne treg. Detyra jote nuk eshte te dashurohesh me idene tende. Detyra eshte ta kuptosh, ta korrigjosh dhe te ecesh perpara. Kjo ishte nje nga eksperiencat qe me ndryshoi me shume profesionalisht. Dhe eshte interesante qe kompania ku dikur hyra per te drejtuar departamentin e marketingut, edhe pse sot nuk jam me pjese e stafit, vazhdon te jete nje kompani me te cilen bashkepunoj si klient.
Atehere, kush mund ta quaje veten marketer?
Nuk dua ta kthej kete artikull ne nje liste rregullash se kush “lejohet” dhe kush “nuk lejohet” ta quaje veten marketer. Nuk besoj se funksionon keshtu. Por besoj se duhet te kuptojme ndryshimin midis marketingut dhe mjeteve te marketingut. Social Media eshte pjese e marketingut. Advertising eshte pjese e marketingut. Branding eshte pjese e marketingut. PR eshte pjese e marketingut. Research eshte pjese e marketingut. Performance Marketing eshte pjese e marketingut. Customer Experience eshte pjese e marketingut. Por asnjera prej tyre, e vetme, nuk eshte i gjithe marketingu. Edhe une sot kam fusha ku ndihem shume i forte dhe te tjera ku kam ende shume per te mesuar. Per mua marketingu fillon kur perpiqesh te kuptosh njeriun, produktin, tregun dhe biznesin dhe pastaj kupton sesi mund t’i lidhesh keto kater gjera me njera-tjetren. Platformat ndryshojne. Algoritmet ndryshojne. Formatet ndryshojne. Sot punojme ne nje platforme, neser mund te punohet ne nje tjeter. Por ne fund, ne anen tjeter vazhdon te jete nje njeri qe duhet te shohe vlere ne ate qe po i ofron.
A jam marketer?
Sot, pas gjithe ketyre eksperiencave, po, e konsideroj veten marketer.
Por nuk e them sepse mendoj se di gjithcka.
Perkundrazi.
A kam mesuar? Po. Shume.
A kam akoma per te mesuar? Pafund.
Dhe ndoshta ky ka qene ndryshimi me i madh nga fillimi deri sot. Kur je ne fillim, mezi pret te arrish ne piken ku mendon se do t’i dish te gjitha. Kur fiton pak eksperience, kupton qe ajo pike nuk ekziston. Prandaj edhe sot vazhdoj ta shoh veten si student te ketij profesioni. Sepse ajo qe me ka sjelle deri ketu nuk ka qene ideja per te pasur gjithmone pozicionin me te mire apo titullin me te bukur. Ka qene kurioziteti per te kuptuar se si funksionon e gjithe makina, jo vetem pjesa qe duket nga jashte. Dhe besoj se do te vazhdoj ta kem kete kuriozitet. Sepse diten kur bindesh se “i di te gjitha”, me shume mundesi ke ndaluar se mesuari.