Me eshte mbyllur Facebook / Instagrami por une s’kam bere asgje… kjo fjali me eshte bere dicka e perditshme. Shume raste te reja, sa vjen dhe me shume mbyllen. Prandaj dua shume qe ju te kuptoni sesi mbyllen rrjetet sociale, perse mbyllen? E kemi fajin ne ? E ka Meta ?! E ka agjensia? Pasi ta lexosh te gjithe postimin do e kuptosh se kush e ka, gjithashtu do kuptosh si te mos hedhesh ne toke qindra/mijra dite pune, nete pa gjume dhe sakrifica per hic asgje.
Ne cdo dite, miliona biznese, krijues permbajtjeje (blogera, PR, influencera etj ) dhe perdorues individuale komunikojne, shesin dhe reklamojne ne Facebook e Instagram. Por ndonjehere, pa asnje paralajmerim, nje faqe, nje reklame apo nje profil mund te mbyllet papritur.
Pse ndodh kjo? Per ta kuptuar, duhet te dime me pare si funksionon Meta dhe cfare rregullash ajo ndjek ne vende te ndryshme.
1. Si funksionon platforma Meta
Meta (kompania qe zoteron Facebook, Instagram, Messenger dhe Threads) operon mbi nje strukture te nderlikuar algoritmesh, politikash dhe ligjesh nderkombetare.
Ne thelb, Meta eshte nje platforme globale, por rregullat nuk jane te njeta kudo. Ajo pershtatet sipas ligjeve te secilit shtet ku operon.
Per shembull:
-
Ne Shqiperi, Meta zbaton nje kombinim te rregullave te brendshme te Meta-s dhe ligjeve europiane per privatesine dhe reklamat online (GDPR).
-
Ne Kosove, Greqi apo Itali, ku kuadri ligjor per reklamat, te dhenat personale apo tregtine online ndryshon, edhe algoritmet qe monitorojne permbajtjen dhe reklamat funksionojne me parametra te ndryshem.
Kjo do te thote qe nje faqe qe funksionon pa problem ne Itali, mund te penalizohet ne Shqiperi per te njtin postim apo reklame dhe e kunderta.
2. Rregullat qe shume biznese i shkelin pa e ditur
a) Sponsoret e vendosur gabim
Nje nga shkaqet me te zakonshme te bllokimit te faqeve apo llogarive eshte gabimi ne konfigurimin e reklamave (sponsorimeve).
Shembuj konkrete:
-
Reklama qe permbajne tekst mbi 20% ne foto (ende penalizohet ne disa tregje, shpeshhere dhe ne Shqiperi);
-
Perdorimi i fjaleve te ndaluara (“garanci 100%”, “produkt origjinal”, “me i miri ne treg”);
-
Mosrespektimi i politikave per permbajtje te ndjeshme (si, suplemente, produkte per femije, etj.);
-
Vendosja e target audiences qe bien ndesh me rregulloret e privatesise.
Rezultati? Faqja mund te futet ne “restriction”, te bllokohet per reklama ose ne rastin me te keq, te mbyllet plotesisht.
b) Shitja e produkteve te markave (brand-eve)
Ky eshte problemi me i madh aktual ne Shqiperi.
Shume faqe shesin rroba, canta apo kepuce qe mbajne emra brandesh te medha (si Nike, Adidas, Zara, Gucci, etj.), pa pasur te drejte ligjore per ta bere kete.
Meta i trajton keto si shkelje te trademark-ut dhe mbyll automatikisht faqet qe shesin produkte te tilla, edhe nese jane “second hand”.
Algoritmi i saj i inteligjences artificiale e njeh logon ne foto dhe e kategorizon si “shkelje e pronesise intelektuale”.
Ne keto raste, asnje apelim nuk funksionon, sepse bllokimi bazohet ne shkelje te drejteperdrejte ligjore nderkombetare. (Gjithsesi ndonjehere mund te gjejme zgjidhje nese mbyllet nga Meta, nese mbyllet nga studio ligjore me report, pak veshtire.)
c) Tipi i gabuar i llogarise (Account Type)
Nje tjeter gabim shume i perhapur eshte kur nje faqe qe ben tregti apo ofron sherbime eshte vendosur si “Creator” ne vend qe te jete “Business Account”.
Ky detaj i vogel shkakton probleme te medha, sepse:
-
Algoritmi i Meta-s e trajton ndryshe permbajtjen (nuk i jep prioritet reklamave apo shitjeve);
-
Reklamat mund te bllokohen si “misleading” ose “not relevant”;
-
Faqja mund te mos i permbushe kriteret per verifikim ose katalog produktesh (Meta Shop).
Pra, nese je biznes, nuk duhet te jesh Creator. Kjo eshte nje nga arsyet pse shume faqe humbasin aksesin ne Meta Business Suite ose humbin mundesine per te bere sponsorime efektive.
d) Siguria e llogarise
Meta po investon shume ne sigurine e perdoruesve, dhe cdo shenje rreziku merret seriozisht.
Nese nje llogari:
-
Hyn nga IP te ndryshme ne vende te ndryshme;
-
Ka administratore te paautorizuar;
-
Lidh aplikacione te dyshimta te jashtme;
atehere sistemi aktivizon automatikisht mbylljen e perkohshme ose verifikimin e sigurise.
Ne shume raste, perdoruesit mendojne se jane “bllokuar pa arsye”, por ne fakt eshte masa e sigurise qe i mbron nga nje akses i mundshem keqdashes.
3. Meta dhe zbatimi i ligjeve lokale
Nje aspekt qe pak e dine eshte fakti qe Meta bashkepunon me autoritetet ligjore te cdo vendi ku operon.
Ne Shqiperi, per shembull, Meta eshte e detyruar te respektoje kerkesat qe lidhen me:
-
Reklamimin online dhe te dhenat e biznesit;
-
Te dhenat personale dhe privatesine (ne perputhje me GDPR);
-
Shperndarjen e permbajtjes se ndjeshme apo mashtruese.
Ne disa vende fqinje (si Greqia apo Maqedonia e Veriut), rregullat e reklamave te ushqimeve, suplementeve apo produkteve per femije jane me te rrepta, ndaj Meta ndryshon automatikisht filtrat e saj ne baze te vendndodhjes.
Kjo eshte arsyeja pse ndonjehere nje reklame qe kalon ne Shqiperi, refuzohet ne Itali ose anasjelltas.
4. Si te shmangesh mbylljen e faqes tende
Nese operon me nje faqe biznesi apo krijuesi ne Meta, keto jane disa hapa qe duhet t’i ndjekesh:
-
Kontrollo qe Account Type te jete “Business”, jo “Creator” ose anasjellta;
-
Mos perdor emra markash ne produkte qe nuk i zotëron ligjerisht;
-
Lexo Meta Advertising Policies dhe shmang fjalet e ndaluara ne postime;
-
Perdor verifikimin me dy hapa (2FA);
-
Mos shto kurre persona te panjohur si administratore te faqeve;
-
Mos perdor aplikacione te jashtme per ndjekes ose analitika.
- Mos i jep agjensive/menaxherve te rrjeteve sociale kredencialet por shtoji si parnter ne Meta
- Bli kursin “Gjithcka qe duhet te dish ne Meta” dhe gjen akoma me shume detaje dhe siguri per biznesin tend.
Perfundim
Meta nuk eshte nje platforme qe “ndeshkon” pa arsye, ajo zbaton ligje nderkombetare dhe rregulla te brendshme shume te qarta.
Nese nje faqe mbyllet, arsyeja eshte zakonisht teknike, ligjore ose sigurie.
Ne nje bote ku gjithcka po kalon online, kuptimi i ketyre rregullave eshte thelbesor per kedo qe deshiron te ndertoje nje prani te qendrueshme digjitale.
✍️ Krenar Myrteza
Senior Meta Ads & Security Specialist