Meta ka prezantuar një seri funksionesh të reja të Inteligjencës Artificiale për reklamuesit, të cilat pritet të ndryshojnë ndjeshëm mënyrën se si krijohen, menaxhohen dhe optimizohen fushatat në Facebook dhe Instagram.
Më 6 tetor 2026, gjatë Advertising Week New York, Meta prezantoi zhvillimet e reja të AI për Ads Manager. Ndryshimet prekin pothuajse çdo fazë të reklamimit: nga krijimi i fushatës dhe materialeve vizuale, te gjetja e audiencës, ndryshimi i buxhetit dhe monitorimi i performancës.
Por çfarë do të ndryshojë konkretisht për bizneset dhe advertiser-at?
1. Meta AI po kthehet në një asistent brenda Ads Manager
Një nga zhvillimet kryesore është zgjerimi i Meta AI Business Assistant.
Asistenti do të funksionojë direkt brenda Ads Manager dhe synon të ndihmojë reklamuesit gjatë planifikimit, konfigurimit, optimizimit dhe analizimit të fushatave.
Meta po teston mundësinë që advertiser-i të komunikojë me sistemin në mënyrë të ngjashme me një chatbot.
Për shembull, në vend që çdo ndryshim të bëhet manualisht, në të ardhmen mund t’i kërkosh AI-së që të:
- planifikojë dhe krijojë një fushatë;
- gjenerojë imazhe;
- krijojë tekstet e reklamave;
- përditësojë targeting-un;
- ndryshojë buxhetin e fushatës.
Kjo do të thotë se një pjesë e punës që sot kërkon navigim manual në Ads Manager mund të kryhet përmes komunikimit të drejtpërdrejtë me AI.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se Meta AI do të ndryshojë automatikisht buxhetet apo fushatat pa kontrollin e advertiser-it.
Meta thotë se sistemi do të përfshijë preview, approval dhe controls, duke i dhënë reklamuesit mundësinë të vendosë se cilat veprime dëshiron t’ia delegojë AI-së.
2. AI do të ketë “memorie” për biznesin tënd
Një tjetër ndryshim interesant është mënyra se si Meta AI do të ruajë kontekstin e biznesit.
Sipas Meta-s, Business Assistant po pajiset me një memorie më të thellë, në mënyrë që bisedat e ardhshme të mos fillojnë gjithmonë nga zero.
AI mund të marrë parasysh informacione si:
çfarë ke testuar më parë, sezonalitetin e biznesit dhe objektivat që i ke përcaktuar.
Meta po teston gjithashtu mundësinë e importimit të strategjisë, tone of voice dhe brand guidelines nga mjete të tjera AI që përdor biznesi.
Praktikisht, Meta po përpiqet ta bëjë AI-në jo vetëm një mjet që krijon reklama, por një sistem që kupton gjithnjë e më mirë mënyrën se si funksionon biznesi.
3. AI mund të monitorojë fushatat edhe për ty
Meta po teston gjithashtu scheduled tasks dhe alerts.
Këto mund të përdoren për punë të përsëritshme si:
monitorimi i performancës së reklamave, përmbledhjet javore dhe rikujtimet për kontrollin e buxheteve.
Kjo është veçanërisht interesante për advertiser-at që menaxhojnë shumë llogari ose shumë fushata njëkohësisht.
Në vend që çdo kontroll të bëhet manualisht, një pjesë e monitorimit mund t’i delegohet AI-së.
4. Targeting me gjuhë të zakonshme
Meta po sjell AI edhe në Detailed Targeting.
Në vend që advertiser-i të kërkojë manualisht mes shumë interesave dhe opsioneve të targeting-ut, do të mund të përshkruajë klientin ideal me fjalë.
AI më pas do të sugjerojë audiencat që konsideron më relevante.
Advertiser-i do të vazhdojë të zgjedhë se cilat prej tyre dëshiron të përdorë.
Sipas Meta-s, funksioni pritet të vijë në Detailed Targeting deri në fund të vitit 2026.
5. Meta AI mund të kthejë një foto në video
AI po merr një rol gjithnjë e më të madh edhe në krijimin e reklamave.
Në Advantage+ Creative, Meta tashmë u jep advertiser-ave mundësinë të gjenerojnë video duke përdorur materiale statike ekzistuese.
Ads Creative Studio do të lejojë gjithashtu krijimin e koncepteve dhe varianteve të reja të videove.
AI mund të ndihmojë në ndryshimin e:
hook-ut, audios, kohëzgjatjes së videos, tekstit, titrave dhe skenës përfundimtare.
Për bizneset me katalog produktesh, Meta po shkon edhe më tej.
Imazhet e produkteve mund të transformohen në video produktesh në shkallë më të madhe.
6. Meta mund të analizojë reklamën dhe landing page-in për të kuptuar çfarë po shet
Një nga funksionet më interesante të prezantuara lidhet me rekomandimet inteligjente të produkteve.
Meta thotë se sistemi mund të analizojë:
imazhin e reklamës, tekstin e reklamës dhe landing page-in.
Qëllimi është të identifikojë produktin kryesor që po reklamohet.
Më pas AI mund të rekomandojë produkte të tjera nga e njëjta koleksion ose produkte best-seller që mund të kenë kuptim të shfaqen së bashku me të.
Kjo tregon gjithashtu se përputhja ndërmjet creative-it, copy-t dhe faqes ku dërgohet përdoruesi po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme në ekosistemin e reklamimit të Meta-s.
7. Ads Creative Studio do të analizojë çfarë funksionon
Meta po zgjeron gjithashtu Ads Creative Studio, një workspace që synon t’u tregojë advertiser-ave se cilat materiale kreative po performojnë dhe pse.
Në vend që analiza të bazohet vetëm te metrika si CTR, CPC apo conversions, Meta dëshiron ta përdorë AI-në për të nxjerrë insights që mund të përdoren për krijimin e varianteve të reja.
Sipas Meta-s, qëllimi është që advertiser-at të identifikojnë më shpejt creative-et që funksionojnë dhe të shmangin creative fatigue.
Çfarë do të thotë e gjithë kjo për advertiser-at?
Drejtimi që Meta po merr është i qartë.
Ads Manager po lëviz gradualisht nga një platformë ku advertiser-i konfiguron manualisht çdo element, drejt një sistemi ku AI merr një rol shumë më aktiv në krijim, analizë dhe optimizim.
Por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se roli i Media Buyer-it apo advertiser-it po zhduket.
Përkundrazi.
Sa më shumë automatizim të ketë platforma, aq më e rëndësishme bëhet të kuptosh çfarë duhet t’i kërkosh sistemit, çfarë duhet t’i delegosh dhe çfarë duhet të kontrollosh vetë.
Një AI mund të krijojë një creative, të sugjerojë një audience apo të rekomandojë ndryshimin e një buxheti.
Por strategjia e biznesit, oferta, pozicionimi, interpretimi i rezultateve dhe vendimmarrja vazhdojnë të kërkojnë njohuri dhe eksperiencë.
Meta Ads po hyn në një fazë të re
Ndryshimet e prezantuara në Advertising Week New York 2026 tregojnë se Meta nuk po e përdor më AI vetëm për optimizimin që ndodh në background.
AI po bëhet gjithnjë e më e dukshme dhe e aksesueshme direkt nga advertiser-i.
Nga krijimi i një imazhi deri te ndërtimi i një fushate, targeting-u, buxheti dhe monitorimi i performancës, gjithnjë e më shumë procese do të mund të menaxhohen me ndihmën e Inteligjencës Artificiale.
Pyetja për advertiser-at nuk është më vetëm “A duhet ta përdor AI?”
Pyetja po bëhet:
“Sa kontroll duhet t’i jap AI-së mbi fushatat e mia?”